Ymeri kërkon votë për “të ardhmen e ndritur të Ferizajt”

Ferizaj | 24 Sht 2017 | 18:06 | Nga

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Visar Ymeri, e ka filluar fjalimin e tij në Ferizaj duke thënë se fitoret e vërteta janë bashkime popullore.

“E ardhmja për Ferizajin është e garantuar sepse bashkimi e angazhimi po ndodh tash. Vetëm kështu shpresa shtyn drejt realitetit dhe i largohet iluzionit.Kush shpreson punon. Kush punon ka arsye për të shpresuar. Ferizaj ka shpresë sepse puna ka filluar.Fatoni ka fat sepse është i Ferizajit. Ferizaj është me fat se do të marrë shërbimet nga FatonTopalli”, tha Ymeri gjatë këtij tubimi.

Ai ka përmendur rritjen e VV’së në zgjedhjen e 11 qershorit, duke e quajtur një fitore të madhe.

Teksa ka folur për kundërkandidatët e Faton Topallit, ai ka thënë se ata do të humbin përballë Faton Topallit, dhe asnjëri nga ta nuk mudn të japin diçka të mirë, pasi që janë brenda projekteve të gabuara.

“Për Ferizajin, 22 Tetori është datë e veçante. Deri tash Ferizaji e ka njohur Lëvizjen si rezistencë. Shumë më herët, gjatë viteve të 80-ta, Ferizaji e ka njohur edhe FatonTopallin në rezistencë. Por, pas 22 Tetorit, Ferizaj do t’I njoftojë Fatonin bashkë me Lëvizjen në qeverisje, në shërbim të qytetarëve”, tha po ashtu gjatë këtij tubimi, Visar Ymrti.

Ai shtoi se duke e votuar numrin 10, e kandidatët për Kuvendin Komunal, Ferizaji do ta fitojë përparimin, barazinë, rregullin, pastërtinë, gjelbërimin, ambulantën, shkollën, mjekun, mësuesin, punën, bujqësinë, shërbimin, publiken.

“Prandaj më 22 Tetor mendjen top e ftohtë, zemrën plot e ngrohtë, lapsin fortë në dorë, e dorën te numri 10, te Faton Topalli, te Lista e Lëvizjes, te e ardhmja e ndritur e Ferizajit”, ishte porosia e kryetarit të VV-së, Visar Ymeri, në tubimin e mbajtur në Ferizaj.

Kurti: Faton Topalli është fati i mirë për të varfrit, të shtypurit dhe të shfrytëzuarit

Lëvizja Vetëvendosje! ka vazhduar fushatën sot në qytetin e Ferizajt, ku është bërë thirrje të votohet kandidati për kryetar komune, Faton Topalli, dhe kandidatët për Kuvendin Komunal. Tubimi është hapur nga deputeti Albin Kurti, i cili qysh në fillim tha që Vetëvendosje! e ka konceptin e drejtë dhe programin e kandidatin më të mirë për Ferizajn.

“Unë ju ftoj të gjitë juve dhe secilin prej jush që të shtrëngoni duart e qytetarëve në secilën lagje dhe në secilinn fshat”, iu tha Albin Kurti pjesëmarrësve në këtë tubim, me ç’rast ironizoi me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, i cili kishte thënë se do të fitonte me duar në xhepa.

“Le të shikojmë përpara, le të shikojmë edhe prapa, për të ecur përpara”, ishte thirrja e deputetit Kurti në këtë tubim.

Më tutje, ai ka kritikuar qeverinë qendrore, duke thënë se qeveria aktuale nuk po guxon ta shkarkojë ministrin e dyshuar për krime, Nenad Rikalon, të cilit ia ka besuar ta drejtojë Ministrinë e Bujqësisë.

Kurti u shpreh i bindur se me 23 Tetor do të ketë festë për Ferizajin dhe gjithë Kosovën sepse do të fitojë Lëvizja VETËVENDOSJE!, teksa ka ftuar mërgimtarët që ditën e zgjedhjeve të votojnë sa më shumë.

“Qytetarët do ta votojnë Lëvizjen Vetëvendosje!, e cila çka premton – e realizon, sepse çka fillon – e përfundon. Të dashur qytetarë të Ferizajt, Fatoni është fati ynë për arsimin, Fatoni është fati jonë për zhvillimin, Fatoni është fati jonë për transparencën, Fatoni është fati jonë për kompetencën, Fatoni është fati jonë për shëndetësinë, Fatoni është fati jonë për përgjegjësinë. Pas 22 Tetorit Fatoni është fati i mirë për të varfrit, të shtypurit, të shfrytëzuarit, të shkelurit, të diskriminuarit e të stigmatizuarit në Ferizaj”, ka thënë veç tjerash Kurti, duke bërë thirrje që qytetarët e Ferizajt ta votojnë numrin 10.

Kadaj: Ne kemi program socialdemokrat që mbështet gratë

Në tubimin e VV-së që po mbahet në qytetin e Ferizajit, Donika Kadaj, tha se herën e fundit kur ajo dhe VV ishin në Ferizaj, panë vullnet e entuziazëm të madh.

“Ju vetë na treguat me 11 qershor se për kë rrugë jeni përcaktuar. Ju e votuat në shumicë listën e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje!. Por tash kemi mbërritur në muajin tuaj. Muajin e zgjedhjeve për komunën tuaj, për jetën tuaj të përditshme. Ju na keni mësuar se ka ardhur koha e qeverisjes së Vetëvendosje!-s”, tha ajo para ferizajasve.

Më pas, ajo tha se Ferizaji është gati për këtë, ndaj ftoi qytetarët që ta mbështesin Faton Topallin dhe listën e kandidateve tona për Kuvendin Komunal të Ferizajit.

“E di që për Fatonin do të votoni krejt, ndaj do ju lutesha të mbështesni pa rezervë gratë dhe vajzat në listën tonë për Kuvendin e Ferizajt. Ne kemi programin socialdemokrat që mbështet pa reshtur vajzat dhe gratë, e veçanërisht nënat e reja. Por është e domosdoshme që këtë program tonin ta paraqesin me zërin e tyre në kuvend vajzat e gratë e Ferizajt, kandidate të Lëvizjes Vetëvendosje!”, tha po ashtu deputetja Donika Kadaj në tubimin e mbajtur në Ferizaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme