Ish-deputeti PSD-së në Kuvendin e Kosovës, Visar Ymeri ka komentuar profilin e ish-bashkëpartiakut Albin Kurti.
Ymeri ka thënë se është e vështirë të kesh partneritet me një person si Albin Kurti.
“Kurti e sheh vetën historikisht të rëndësishëm për politikën dhe rrjedhimisht është mes një politikani dhe pejgamberi fetar”.
Ish- bashkë partiaku i Kurtit thotë se Vetëvendosje ka mbivlerësim për figurën e Albin Kurtit.
“Ky mbivlerësim i Kurtit, Vetëvendosjes i ka paraqitur problem kur ka ardhur koalicioni me LDK-në dhe do jetë problem për këdo tjetër që mund të bëjë koalicion”.
Ymeri thotë se Albini duke parë veten si të vetmin politikan të pa kurruptuar në Kosovë e ka të vështirë t’i besoj dikujt tjetër për bashkëpunim.
“Politika është kompromis. Nuk ke qare në politikë pa hequr dorë nga disa koncepte”.
Ish-deputeti PSD-së thotë se megjithatë kur erdhi puna te pushteti Vetëvendosje hoqi dorë nga konceptet politike.