Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri gjatë homazheve tek varrezat e familjes Jashari, ka thënë se sakrifica e familjes Jashari dhe Adem Jasharit, është dëshmi se 28 Nëntori nuk është datë e së kaluarës por edhe datë e së ardhmes.
“Familja Jashari janë udhërrëfyesi i jonë për të ardhmen”.
“Për këtë Kosovë ka rënë Adem Jashari dhe të gjithë dëshmorët e luftës”.
“Asnjë prej tyre nuk e kishte menduar që në Kosovën e pavarur dhe sovrane do të ketë të arrestuar politikisht, do të ketë njerëz që humbin jetën në burgje dhe nuk do të ketë asnjë përgjegjësi për këtë gjë”.
“Me këtë 28 Nëntor kujtojmë se sa rrugë kemi përpara duke kujtuar se sa kemi sakrifikuar në të kaluarën”.
Ymeri ka thënë se përveç homazheve, Lëvizja Vetëvendosje do të vizitojë edhe kullën e Jasharajve për ta kujtuar bashkë familjen Jashari.