Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri i është bashkuar obligimit qytetar, duke hedhur votën e tij në qendrën e votimit, në shkollën fillore “Faik Konica”, në Prishtinë.
Me këtë rast ai ka ftuar qytetarët që të dalin sa më masivisht për të votuar, duke ditur rëndësinë e zgjedhjeve lokale e pushtetit lokal siç shprehet, raporton Ekonomia Online.
“Ftoj të gjithë qytetarët që sa më masivisht të marrin pjesë në këtë proces. Duke ditur rëndësinë e zgjedhjeve lokale e pushtetit lokal. Qytetarët duhet të bëhen bashkë që komunat e Prishtinës të vazhdoj të mirëqeveriset, në të cilën hapësira për ta do të jetë e diskutueshme”, u shpreh Ymeri.
Në të njëjtën qendër ka votuar edhe kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, e aty pritet të votoj edhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli.
Ymeri ka votuar nën shoqërimin e bashkëshortes.