Ymeri: Qeveria paska dashur të shpërfaqë vullnet të mirë karshi ShBA-së

Prishtinë | 06 Qer 2020 | 12:31 | Nga Ekonomia Online

Visar Ymeri ka reaguar pas vendimit për heqjen e reciprocitetit nga ana e Qeverisë Hoti.

Ymeri ka thënë se do të ishte e udhës që Serbia të hiqte e para reciprocitetin.

“Kryeministri Hoti, pas anulimit të vendimit për masa reciproke në tregti, paska deklaruar se presin që edhe Serbia të heq pengesat ndaj dialogut. Do të kishte qenë më e udhës t’i hiqte Serbia e para, meqë më historikun e gjatë të negociatave me të, është pikërisht ajo që nuk ka zbatuar shumë prej marrëveshjeve të nënshkruara e të dakorduara. Shi për shkak të këtij historiku është Serbia ajo së cilës është vështirë t’i besohet”, ka thënë Ymeri.

Ai ka thënë se vullneti i mirë nga të dyja palët është parakusht i dialogut të suksesshëm.

“Vullneti i mirë nga të dyja palët është parakusht i një dialogu të suksesshëm. Nuk mjafton vetëm njëra palë. Uljen në tavolinë duhet ta bëjmë si të barabartë, në mënyrë që dialogun ta bëjmë si të barabartë”, ka thënë Ymeri.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme