Ish-Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka reaguar pas publikimit të konkluzioneve të raportit të ekspertizës për vdekjen e Astrit Deharit. Ymeri ka raporti i Institutit zviceran mes tjerash e vë në pah që hetimi për vdekjen e Astritit është bërë shkel e shko dhe në drejtim të gabuar.
Përmes një postimi në Facebook, Ymeri ka thënë se ky drejtim i gabuar ka pamundësuar hetimin e plotë për ta zbardhë të vërtetën.
“Raporti i Institutit zviceran mes tjerash e vë në pah që hetimi për vdekjen e Astritit është bërë shkel e shko dhe në drejtim të gabuar. Ky drejtim i gabuar ka pamundësuar hetimin e plotë për ta zbardhë të vërtetën. Prokuroria atëbotë ishte e orientuar kah marrëdhëniet me publikun e jo te hetimi, e aq më pak te drejtësia”, ka shkruar Ymeri.
Ymeri ka thënë se pa drejtësi për Astritin, pa të vërtetën për Astritin, nuk ka as drejtësi e as të vërtetë për Kosovën dhe se secili fajtor duhet dënuar.