Ymeri: Shqiptarët duhet ta kenë një kombëtare si Gjermania

Prishtinë | 06 Sht 2016 | 12:45 | Nga

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka bërë një tjetër postim në rrjetet sociale duke thënë se shqiptarët duhet ta kenë një kombëtare të përbashkët.

“Më mirë një fitore sesa dy barazime. Shqiptarët duhet ta kenë një kombëtare të përbashkët edhe në sport. Ideja provinciale e pavarësisë së Kosovës si pavarësi nga Shqipëria është shërbimi më i mirë që mund t’i bëhet Serbisë”.

“Dikur Gjermania lindore fitonte trofe e medalje, shpeshherë edhe më shumë sesa Gjermania perëndimore nëpër garat sportive”.

“Mirëpo, dy Gjermanitë kurrë nuk e braktisën synimin e bashkimit dhe e realizuan atë. Le të mos përpiqemi të bëhemi më të mençur sesa gjermanët”.

“Në futboll ishim bashkë. Dhe bashkë korrnim fitore. Në vend se të bashkohemi aty ku jemi të ndarë, ne po ndahemi aty ku ishim bashkë.

Të ngjashme