Yoga ndihmon pacientët e operuar në zemër të jetojnë më gjatë

Prishtinë | 26 Qer 2023 | 23:07 | Nga Ekonomia Online

Qysh prej kohësh yoga ka qenë një disiplinë e adhurueshme për tu praktikuar. Ajo mund të jetë një ndihmesë e madhe për njerëzit të cilët po shërohen nga sulmet në zemër, transmeton Gazeta Metro.


Studimi i fundit tregon se njerëzit të cilët bëjnë çdo ditë ushtrime të frymëmarrjes kanë 16 % më pak gjasë të vdesin nga sulmet e zemrës.

Për më tepër, studiuesit pretenduan se duke ndjekur një program tre’mujor i yogas, ndërsa njerëzit shërohen nga operacionet pas një sulmi në zemër, rezulton në një rrezik më të ulët për t’u goditur nga një tjetër sulm, kjo për shkak se zemra pompon gjak në mënyrë më efikase në trup.

Personat të cilët kanë operuar zemrën për shkak të sulmit, mund të futen në programin tre’mujor të Yogës për të zgjeruar enët që gjaku të rrjedh më lirshëm.

Dhe kështu gjatë pesë viteve të ardhshme, do të kenë më pak gjasë që të vdesin nga sëmundjet kardiake.


Të ngjashme