YouTube së shpejti edhe si rrjet social

Prishtinë | 25 Gus 2016 | 20:00 | Nga

YouTube është një destinacion për ngarkimin e videove, por së shpejti gjiganti mund të kthehet në një rrjet social.

Bazuar në një raport nga ‘Venture Beat’, YouTube është duke punuar në një projekt të njohur nga brenda si “Backstage” që mund t’i lejojë përdoruesve të postojnë tekste, video, dhe sondazhe në profilin e tyre personal.

Këto postime mund të jenë gjithashtu në dispozicion edhe përmes shërbimeve të tjera. Nëse postoni ndonjë foto interesante në YouTube atëherë aty do të jetë edhe opsioni për ta dërguar atë në Twitter, Facebook apo edhe shërbimet t tjera të ngjashme.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme