YouTube do të ofrojë kanale me pagesë në ShBA

Prishtinë | 01 Mar 2017 | 23:30 | Nga

Pakoja themelore do të ketë rreth 36 kanale dhe përfshin rrjetet më të mëdha të transmetuesve televiziv siç janë Fox, ABC, CBS dhe NBC.

YouTube ka njoftuar se do të nisë me shitjen e shërbimeve televizive të cilat përfshijnë në vete disa transmetues të popullarizuar dhe kanale kabllovike.

YouTube TV, do të bëjë bashkë në një vend platformat më të popullarizuara të videove online për t’u bërë ballë kompanive siç është Comcast.

YouTube ka paraparë që shërbimet të fillojnë të ofrohen në pranverë me çmimin më të lirë për shërbim prej 35 dollarë në muaj.

Pakoja themelore do të ketë rreth 36 kanale dhe përfshin rrjetet më të mëdha të transmetuesve televiziv siç janë Fox, ABC, CBS dhe NBC, si dhe kanalet kabllovike të cilat janë në pronësi të këtyre kompanive, ESPN dhe Fox News.

Kompania e përqendruar kryesisht në televizion kabllovik, Viacom, që është pronare e MTV-së dhe kompania Time Warner që është pronare e CNN-it, nuk janë të përfaqësuara, por YouTube thotë se është duke negociuar.

“Jemi duke sjellur më të mirën nga përvoja e YouTube-s në TV të drejtpërdrejt”, shkroi drejtori i menaxhmentit prodhues Christian Oestlien.

Me futjen në botën e televizionit, YouTube është duke bërë përpjekje që të bashkojë sferën e “streamingut online” me mediat tradicionale televizive.

Ndryshe nga opsionet tjera në dispozicion, YouTube TV do të jetë në dispozicion si një aplikacion për pajisje të lëvizshme ose për televizionet të pajisura me një Chromecast të Google.

Nëse del i suksesshëm, projekti i cili ka qenë i përfolur për vite me radhë, ka potencial për të hyrë në veprim.

“Është program i drejtpërdrejt i dizajnuar për brezin YouTube, ata që duan të shohin, atë që ata duan, kur ata duan, si ata duan, dhe pa angazhime”, tha më tej Oestlien.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme