Zëvendësministri i Transportit, Hysen Durmishi, ka komentuar dënimin e ish-krerëve të OVL të UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, nga Gjykata Speciale në Hagë.
Sipas Durmishit, kjo gjykatë është e padrejtë dhe se aktgjykimet e saj nuk janë të drejta. Ai ia shton postimit të tij në Facebook edhe listën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës që kishin votuar pro themelimit të kësaj gjykate duke u thënë se janë “bashkëfajtorë në secilin dënim”
“Por, ju lutem, ju 82 deputet që e votuat dhe e mundësuat themelimin e saj, është mirë të heshtni sot. Si nuk ju vie turp të flisni, kur ju jeni bashkëfajtor në dënimin që ndodhi sot dhe në secilin aktgjykim që mund të ndodhë nesër.”, ka shkruar ai.