Në konferencën “Shqipëri-SHBA” që po zhvillohet në Tiranë në kuadër të 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve midis dy vendeve, kryediplomatja amerikane Yuri Kim është shprehur se marrëdhënia mes Shqipërisë dhe SHBA-së ka përparuar shumë në këto 31 vite.
Gjatë fjalës së saj, Kim nuk nguroi të shpreh emocionet për pamjet e vitit 1991 ku me qindra shqiptarë pritën në shesh Sekretarin e Shtetit James Baker.
“Regjimi i Hoxhës mbylli vendin dhe u përpoq të helmojë miqësinë mes shqiptarëve dhe amerikaneve. Në vitin 1991 pati një fillim të ri.
Edhe pse kam parë me mijëra herë fotografi, ende më prekin shumë fotot e 300 mijë shqiptarëve. U mblodhën në sheshin Skënderbej për të thënë se ne jemi me ju, për të dëgjuar sekretarin Baker se liria funksionon”, tha ajo