Kompania Z-Mobile ka lëshuar një deklaratë duke thënë se Tribunali i Arbitrazhit të Odës Ndërkombëtare të Tregtisë (ICC), pas procedurës që ka zgjatur prej 2 vitesh ka konstatuar shkelje të detyrimeve kontraktuese nga ana e Telekomit të Kosovës.
Vendimi për shkelje të kontratës, i vërtetuar nga ICC-a, konsiston në katër pika themelore, për të cilat arbitrat ndërkombëtarë kanë gjetur shkeljet nga Telekomi i Kosovës.
Deklarata e plotë e Z-Mobile:
Tribunali i Arbitrazhit të Odës Ndërkombëtare të Tregtisë (ICC), pas procedurës që ka zgjatur prej 2 vitesh ka konstatuar shkelje të detyrimeve kontraktuese nga ana e Telekomit të Kosovës.
Vendimi për shkelje të kontratës, i vërtetuar nga ICC-a, konsiston në katër pika themelore, për të cilat arbitrat ndërkombëtarë kanë gjetur shkeljet nga Telekomi i Kosovës.
Siç është i informuar rregullisht edhe opinioni publik, ne kemi shteruar të gjitha përpjekjet që të arrijmë me mirëkuptim dhe shpirt bashkëpunimi profesional respektimin e kontratës me partnerin tonë, Telekomin e Kosovës, gjë që fatkeqësisht nuk ka rezultuar me ndonjë sukses.
Duke parë se bisedimet nuk kanë sjellur asnjë zgjidhje, kurse humbjet e kompanisë janë rritur me ritëm të shpejtë me secilën ditë që ka kaluar, ne jemi detyruar me keqardhje dhe pa vullnetin tonë t’i drejtohemi drejtësisë.
Rasti është shqyrtuar nga Tribunali i përberë nga gjyqtarë liderë në Bashkimin Evropian dhe ka zgjatur për dy vite, në të cilin janë dëgjuar ekspertë të mirënjohur të fushës së teknologjisë së telekomunikacionit, financiar dhe ligjorë.
Ne para kolegjit të arbitrazhit kemi ofruar faktet e njëjta të cilat në fakt gjatë gjithë kohës ia kemi prezantuar edhe përfaqësuesve të Telekomit të Kosovës.
Vendimi për shkelje të kontratës, i vërtetuar nga ICC-a, konsiston në katër pika themelore, për të cilat arbitrat ndërkombëtarë kanë gjetur shkeljet nga Telekomi i Kosovës:
– Mosfurnizimi me me SIM Kartela
– Mosfurnizimi me numra
– Mosofrimi i shërbimeve 3G dhe 4G, si dhe
– Ulja e cilësisë së shërbimeve
Mohimi i këtyre shërbimeve të parapara me kontratë e ka bërë të pamundur funksionimin normal të një kompanie që ofron shërbime të telekomunikacionit.
Ne, përgjatë gjithë këtyre viteve të vështira, me humbje tepër të mëdha, kemi bërë përpjekje maksimale që të mos e mbyllim kompaninë dhe nuk kemi larguar asnjë punëtor nga puna.
Tribunali i Arbitrazhit të Odës Ndërkombëtare të Tregtisë, e përzgjedhur nga palët kontrakuale gëzon reputacionin si një ndër insitucionet më të besueshme të arbitrazhit për zgjidhjen e kontesteve komerciale në nivel ndërkombëtar.
Dëshirojmë të theksojmë sërish se ne gjatë gjithë kohës kemi shpresuar se mosrespektimin e kontratës do ta zgjidhin me mirëkuptim të drejtpërdrejt nga Telekomi i Kosovës dhe se asnjëherë nuk e kemi dëshiruar që për këtë kontest t’ i detyrohemi të kërkojmë drejtesi prane arbitrazhit ndërkombëtar.
Ne shpresojme qe vendimi i ICC-së, do te rikthej normalitetin në marrëdhëniet ndërmjet dy kompanive me partneritet të mirëfilltë e profesional.
Dhe përfundimisht, përshëndesim edhe ata klientë tonë, të cilët edhe përkundër pamundësisë për të operuar normalisht në tregun e telekomunikacionit – na kanë mbetur besnikë.