Zaev me delegacion qeveritar në Samitin e NATO-s në Bruksel

Prishtinë | 11 Kor 2018 | 15:02 | Nga

Delegacioni qeveritar i Maqedonisë i udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev sot dhe nesër do të marrë pjesë në punën e Samitit të shefave të shteteve dhe qeverive të NATO-s në Bruksel.

Në përbërjen e delegacionit janë edhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska-Jankovska, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov dhe koordinatori nacional për përgatitjen e Maqedonisë për anëtarësim në NATO, Stevo Pendarovski.

Sipas agjendës, pasditen e sotme kryeministri Zaev do të ketë paraqitje në ngjarjen “NATO angazhimet: Dialogje në Samitin e Brukselit”, ku do të marrë pjesë në darkën ceremoniale të shefave të shteteve dhe qeverive të shteteve anëtare dhe partnerëve që e organizon kryeministri belg Sharl Mishel.

Gjatë ditës së nesërme, kryeministri Zaev dhe delegacioni qeveritar nga Maqedonia në selinë e re të NATO-s do të fillojë pjesëmarrjen e pjesës zyrtare të agjendës së samitit.

Agjenda e Samitit të sivjetmë të shefave të shteteve dhe qeverive të NATO-s në Bruksel të enjten parasheh pres konferencë të sekretarit të përgjithshëm Jens Stoltenberg dhe ceremoninë e dorëzimit të ftesës për fillimin e negociatave parainkuadruese për anëtarësim të Maqedonisë në NATO.

Gjatë aktiviteteve dyditore në Samitin e NATO-s në Bruksel, kryeministri Zaev dhe anëtarët e delegacionit qeveritar do të kenë më disa takime bilateral dhe do të verifikojnë më shumë deklarata dhe dokumente për bashkëpunim me shtetet anëtare të NATO-s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme