“Të gjithë do të duhet të punojmë dyfish, të bëjmë dyfish më shumë dhe të jemi dyfish më të mirë”, ka thënë sot në Facebook kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev , duke potencuar se ndryshimet dhe reformat nuk i sjell një qeveri apo 20 njerëz, por të gjithë dy milionë qytetarë.
“Duhet të ndryshojmë të gjithë, të gjithë të reformohemi. Që të mos kemi ndotje, duhet ta ndalojmë ndotjen. Që të mos kemi korrupsion, duhet të ndërpresim pranimin e ryshfetit. Që të mos shkojnë të rinjtë, duhet të hapim ende vende pune. Që të arrijmë sukses duhet të jemi të aftë. Prej nesh varet, prej të gjithë neve”, ka potencuar Zaev./alsat m/