Zaev u bën thirrje qytetarëve të dalin në referendum

Prishtinë | 31 Kor 2018 | 18:07 | Nga

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev,është deklaruar lidhur me mbajtjen e referendumit.

Zaev tha se duhet bashkërisht të vendosin për të ardhmen e Maqedonisë. Sipas tij përgjegjësia është e përbashkët dhe se opsion tjetër nuk ka.

“ I’u bëj thirrje të gjithë juve që të votoni lirshëm dhe me krenari. Të thoni “po” që t’i kapim mundësitë që na i ofron Evropa. T’i themi po garancisë dhe stabilitetit përmes anëtarësimit në NATO. T’i themi identitetit të njohur dhe të konfirmuar maqedonas, gjuhës dhe kulturës. Koha është për vendim, për ne, për gjeneratën e ardhshme, të ardhmen tonë dhe të ardhmen e Maqedonisë”-deklaroj kryeministri Maqedonas.

Ai përsëriti qëndrimin e tij se në rast se qytetarët nuk vendosin në referendum, përgjegjësia kalon tek institucionet, në këtë rast te Kuvendi, njofton Alsat-M.

“Nëse qytetarët konsiderojnë se pyetja për këtë çështje është e rëndë, nuk janë mjaft të informuar mund të vendosin dhe të qëndrojnë në shtëpi, pavarësisht cilës parti i takojnë. Por vlerësoj se kësaj radhe kjo nuk është e lejuar. Në këta situatë ata ia besojnë vendimin institucioneve. E them këtë sepse me të gjithë juristët dhe faktorët në shtet dhe jashtë, por edhe të gjithë ata që interpretojnë ligjin dhe Kushtetutën vlerësojnë se duhet kështu. Por as që dua të mendoj çka nëse, sepse kjo ndikon tek qytetarët. Apeloj edhe njëherë, përgjegjësia është e secilit, thekson Zoran Zaev.

Ai poashtu bëri thirrje edhe opozitës të përkah referendumin dhe me këtë rast të përkrah edhe synimet euro-atlantike. Por VMRO-DPMNE-ja mbetet në qëndrimin se pyetja është manipuluese dhe se ky është referendum privat i kryeministrit. Opozita kërkon nga Zaev që në rast se referendumi nuk ka sukses, të jep dorëheqje.

Me përjashtim të VMRO-DPMNE-së, të gjitha partitë parlamentare janë pro referendumit, përfshi edhe parti të cilat janë në koalicion dhe në të njëjtin grup parlamentar me partinë më të madhe opozitare.

Kuvendi i Maqedonisë dje me 66 vota pro, ka caktuar datën e mbajtjës së referendumit e cila do të jetë 30 shtator, përcjellë Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme