Zaevi thotë se do të jetë “asnjanës” ndaj Kosovës, reagon BDI-ja

Shkup | 09 Qer 2017 | 14:11 | Nga

Deklarata e Zoran Zaevit se Maqedonia do të jetë “asnjanëse” ndaj kërkesës së Kosovës për anëtarësim në UNESCO ka shkaktuar reagime te spektri politik shqiptar në këtë shtet.

Drejtuesi i grupit parlamentar të BDI-së, Ejup Alimi, ka dënuar deklaratën e kryeministrit maqedonas, duke thënë se “kushdo që flet për kundërshtimin e Kosovës, edhe nëse është fjala për përpjekjet e saj për t’u bërë pjesë e organizatave ndërkombëtare si UNESCO, flet kundër të gjithë shqiptarëve”, raportojnë mediat në Maqedoni.

Ai ka nënvizuar se vendimet e bëra nga qeveria në Maqedoni nuk janë vendim i një personi ose një partie, por i ‘krejt spektrit politik’.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme