Zafa e quan VV-në organizatë kriminale: KQZ duhet t’ia ndalojë veprimtarinë politike

Prishtinë | 17 Gus 2023 | 08:46 | Nga Ekonomia Online

Zyrtari i Nismës, Zafir Berisha, është treguar i ashpër me VV-në, pasi një asambleist i saj është arrestuar për drogë në Tiranë.

Ai këtë parti politike e ka quajtur organizatë kriminale.

Në profilin e tij në Facebook, Berisha ka shkruar se KQZ duhet të diskutojë mundësinë për t’ia ndalur aktivitetin politik kësaj partie.

“Kosova, por as Shqipëria nuk i kanë borgjë Albinit dhe LVV, që rininë me ja u helmuar me drogë të Serbisë. KQZ duhet ta diskutoj mundësin, që të ja ndaloj veprimtarin politike, organizatës kriminale LVV!”, ka shkruar Berisha.

Shkrimi i tij:

Kosova, por as Shqipëria nuk i kanë borgjë Albinit dhe LVV, që rininë me ja u helmuar me drogë të Serbisë.

KQZ duhet ta diskutoj mundësin, që të ja ndaloj veprimtarin politike, organizatës kriminale LVV!

Zafa

Të ngjashme