Zafir Berisha e quan Kurtin i pafytyrë dhe mashtrues

Prishtinë | 17 Mar 2023 | 12:51 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i partisë politike NISMA, Zafir Berisha në llogarinë e tij në Facebook ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti në lidhje me qasjen e tij në dialogun me Serbinë.

Sipas Berishës, Kurti është mashtrues dhe i pafytyrë.

“Çka pritet nga një i pafytyrë dhe mashtrues në takimin e Ohrit me Vuçiqin? Reparacionet e luftës, fati i të pagjeturve nga lufta, kërkim falje për gjenocidin që Serbia ka bërë gjatë luftës në Kosovë, kthimin e arkivave nga Serbia të vjedhura gjatë luftës etj, janë kërkesa dhe preokupime që nuk i përmban marrëveshja me Serbinë të cilën Albini e ka pranuar!”, ka shkruar Berisha.

Madje ai nuk ka ngurruar që Kurtin ta quaj edhe hipokrit e gënjeshtarë.

“Mos të harrojmë se këto kërkesa ishin disa nga kauzat mbi të cilat Albini ngriti karrierën e tij politike. Nëse ky hipokrit ka rrejt gjatë gjithë kohës deri sa erdh në pushtet, atëherë me të drejtë shtrohet pytja: cili është qëllimi dhe misioni i tij në jetën politike dhe institucionale të Kosovës?”, ka deklaruar Berisha.

Të ngjashme