Presidenti, Hashim Thaçi ka pritur në takim zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve te Jashtme te Republikës së Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva.
Presidenti Thaçi ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Bullgaria i ka dhënë Kosovës gjatë procesit të shtet ndërtimit dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.
“Bullgaria është partner strategjik i Kosovës”, u shpreh Presidenti Thaçi duke shtuar se “Bullgaria në vazhdimësi ka qenë një mbështetëse e Kosovës në rrugën e saj euroatlantike”.
“Kemi ndërtuar marrëdhënie të mira bilaterale. Tani kemi nevojë për një bashkëpunim më të madh ekonomik ndërmjet të dyja vendeve”, ka theksuar Presidenti.
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve te Jashtme te Republikës së Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva ka thënë se Bullgaria mbështet të gjitha përpjekjet për paqe e stabilitet në rajon.
“Duhet të shikojmë kah e ardhmja në paqe e bashkëpunim”, u shpreh ajo.
Presidenti Thaçi u shpreh se Kosova është mirënjohëse për përkrahjen e vazhdueshme të shtetit të Bullgarisë.