Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi ka thënë se Presidenti Hashim Thaçi mund të takojë Albin Kurtin, vetëm kur kërkon takim me kreun e qeverisë.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Zaimi ka thënë se në takime me kryetarë partish nuk shkon as Kurti e askush nga Lëvizja Vetëvendosje.
Sipas Zaimit, Kurti si kryetar i VV’së e ka për detyrim të mos i takojë ata që e kanë rrezikuar, dobësuar dhe shitur shtetin, duke aluduar kështu për Thaçin.
“Prandaj Hashim Thaçi, të vetmen mundësi të takohet me Kurtin e ka kur si president kërkon takim me kreun e qeverisë. Jo kur takon kryetarë partish, aty as Kurti e askush nga Lëvizja nuk i shkon”, ka shkruar Zaimi.
Postimi i plotë:
Si kryeministër Albin Kurti duhet t’i takojë krerët e shtetit.
Si kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! e ka për detyrim të mos i takojë ata që e kanë rrezikuar, dobësuar dhe shitur shtetin.
Prandaj Hashim Thaçi, të vetmen mundësi të takohet me Kurtin e ka kur si president kërkon takim me kreun e qeverisë. Jo kur takon kryetarë partish, aty as Kurti e askush nga Lëvizja nuk i shkon.