Këngëtarja 29-vjeçare po rezulton e suksesshme në biznes, pasi përveç dyqanit me fustane eventesh, ka hapur një tjetër biznes me veshje intime dhe këpucë në stil seksi.
Ekspozimin më të mirë ajo mund t’ua bëjë vetë modeleve të reja që ofron në shitje, pasi ka trupin ideal për reklamë.
Në këtë veshje që shihni, ajo ka veshur çizmet verore me të brendshmet e zeza seksi, duke i kombinuar me këtë fustan mëndafshi, shkruan “Panorama”.
Nuk dihet nëse do t’i kthehet sërish muzikës, pasi Zaimina ka deklaruar se në prioritetet e saj ka vendosur profesionin e arkitektes, degë për të cilën është diplomuar me rezultate shumë të mira.