Zaimina tërhiqet nga muzika

Prishtinë | 27 Gus 2016 | 14:55 | Nga

Pasi ka kaluar disa vite intensive në muzikë, këngëtarja Zaimina Vasjari, në prag të 30 vjetorit, ka menduar të vendosë baza të sigurta për të ardhmen.

Pas diplomimit në degën e Arkitekturës, ajo sapo ka inauguruar biznesin e saj të ri, një dyqan me fustane eventesh.

Ndryshe nga koleget e saj këngëtare që këtë verë e kanë kaluar me koncerte të shumta, Zaimina po qëndron në Tiranë duke iu dedikuar tërësisht biznesit.

Ajo ka nisur një fushatë serioze intensive, duke ftuar në bashkëpunim mikeshat e saj më të ngushta VIP, të cilat po reklamojnë fustanet e saj.

Kjo është hera e parë që Zaimina zbulon emrat e vajzave të njohura me të cilat ajo ka shoqëri, mes të cilave: Rezarta Shkurta, Anjeza Branka, Françeska Jaçe, Kristin Prengaj etj.

Rrallëherë ndodh që një femër e njohur të bëjë imazh të biznesit të saj personazhe të njohura, pasi në përgjithsi vajzat VIP karakterizohen nga egoizmi, shkruan ‘Panorama Plus’.

Kjo strategji e Zaiminës po funksionon pasi nuk janë të paktë vizitorët në faqen zyrtare të dyqanit.

 

zaimina_1472292065-7751791

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme