Zaniolo konfirmon mungesën në “Euro 2020”

Prishtinë | 09 Pri 2021 | 11:36 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori i Italisë, Nicolo Zaniolo ka konfirmuar mungesën në “Euro 2020” ka raportuar të premten “Gazzetta dello Sport”.

Zaniolo vitin e shkuar pësoi dy lëndime të gjurit dhe nuk ka arritur të rikuperohet plotësisht, ndonëse rikthimi i tij në fushë ishte parashikuar të ndodhte këtë muaj.

Vet Zaniolo ka deklaruar se është shumë i zhgënjyer që nuk ka arritur të jetë i gatshëm për Italinë. Në fakt, Zaniolo këtë edicion nuk e ka luajtur asnjë ndeshje për skuadrën e Romës.

“Jam tejet i zhgënjyer që nuk do të jem pjesë e Italisë në Kampionatin Evropian por synimi im është që të jem gati për Botërorin e vitit të ardhshëm”, ka thënë Zaniolo 21-vjeçar.

Te Roma kanë bërë të ditur se Zaniolo muajin e ardhshëm pritet t’i bashkohet ekipit në stërvitje por që nuk do të luajë në asnjë ndeshje.

Të ngjashme