Më parë është caktuar data e zgjedhjeve kurse më 1 shkurt është hedhur shorti për renditje të partive politike që janë bërë me numra.
Është interesant fakti se hiç këtu Nismen e cila e mori numrin 121 , katër
parti të mëdha shqiptare morën numrat , që me një ndryshim të vogël mund dhe
besoj se do të jetë edhe renditja pas zgjedhjeve të 14 shkurtit .
LVV ua kërkon votën qytetarëve me numrin 127, LDK e ka numrin 132 , PDK
garon me numrin134 kurse AAK me numrin 135. Ndërkaq , Lista Serbe , si parti e
Serbisë në Kosovë do ta ketë numrin 119. Të gjitha partitë , për t’u treguar më
të forta dhe për të fituar sa më shumë vota , janë stolisur me slogane , për
mua krejtësisht të paqëlluara .
Pra, të fillojmë me hedhje të fallit , me më pak kompetencë dhe besueshmëri
se zonja Meri. Po shkojmë nga renditja e partive që mund të jenë pjesë e
Kuvendit të Kosovës , pas zgjedhjeve të
14 shkurtit 2021.
LISTA SERPSKA nr.119 nuk e di se ka ndonjë slogan
garues por , më së shumti do t’i shkonte
slogani : “ Poshtë Kosova dhe rrofshin Aleksandar Vuçiqi dhe Sllobodan
Millosheviqi “. Kjo parti që është
ngjizur , është formuar dhe po forcohet nga çetnikizmi i Aleksandar Vuçiqit , Dikoviqit
dhe Ivica Daçiqit e që haptasi deklarohet se shteti i tyre është Serbia dhe se
kryetar e kanë Aleksandar Vuçiq , si mirëmbajtës i krimit të organizuar në veri
të Kosovës e që dhunshëm eliminoi nga skena politike të gjithë serbët që
ndjehen si qytetarë dhe shtetas të Kosovës, në çdo vend normal do të mbyllej
dhe nuk do të lejohej , jo të bëhet pjesë e
institucioneve të Kosovës por as
të merr frymë në këtë mjedis , shumë të ndotur politikisht e që quhet Kosovë.
Por , me ndihmën e disa ndrikullave ndërkombëtare dhe politikanëve të
kriminalizuar kosovarë , LS , jo që ka rrezik të përmbytet por , me gjasë edhe
do të rritet pas zgjedhjeve të 14 shkurtit me iniciativat vazale në Graçanicë
dhe pjesën e okupuar të Mitrovices. Ka shumë mundësi të fitojë 14 deputetë
përmes kontrabandimit të Adrianës së hoxhajve
dhe Gazit të salianve. Këtë e bënë sipas modelit të Bosnjes dhe urdhërit
të neoçetnikut , Aleksandar Vuçiq. E patë se çka deklaruan Aca dhe Gorani pas
vizitës në “ Tokën e Premtuar “ të Fidel Kastros të Kosovës dhe Evita Peronit
të Kosovës . Reaguan sikur këta do ta shkilnin tokën ku është varrosur Otac
Pavli në Serbi e jo në një pjesë që ka qenë dhe aktualisht është pjesë e
Kosovës , nëse i referohemi kufijve të Kosovës në të cilët është pranuar si shtet
nga 100 shtete të botës. Largimi nën kërcënim të huliganëve serbë i Albinit dhe
Vjosës nuk është , as i pari e as i fundit . I ndjeri Bajarm Rexhepi , si
kryeminister i Kosovës pati bërë një përpjekje por iku , ku sytë – këmbët dhe
ishte njeriu më i lumtur kur e “ përfundoi vizitën për integrim të komunitetit
serb “. Hasha i pati flladitur koçet në Liqenin e Ujmanit , sigurisht me një
leje speciale . Pacolli e pati shkelur Veriun , sikur Hanibali Romën , me shumë
përcjellës të armatosur ndonëse , sipas meje , edhe po të shkonte me brekë
banjoje , askush nuk do t’i thonte asgjë. Agim Gushafci , gati e shqeu gushën
duke sharë me nënë një shqiptar në Mitrovicë ndërsa , kur ia shanë dhe fyen
liderët që përbetohet në emër të tyre dhe që madje Albini e krahasoi me Hasan
Prishtinën , nuk pati guxim ta bëjë as edhe një pordhë të vetme. Nuk është Agim
Bahtiri Hasan Prishtina por është Hasan Pordha i Albin Kurtit sot , dhe Behgjet Pacollit dje. Është shembulli më
besnik i profilit të një politikani të mjerë , që vetëm në Kosovë mund të bëhet
politikan. Dhe , nuk është i vetmi por është i vetmi që sipas Albinit qenka i
denjë të krahasohet me Hasan Prishtinën . Çfarë fyerjeje , çfarë mallkimi !
- NISMA PËR KOSOVËN : E ka një slogan të cilit askush nuk i beson ,
madje as edhe ai që e ka dhënë idenë : ME ÇLIRIMTARËT. Nisma për Kosovën , si
themi ne në Llap : “ do të pjellë mace të zeza në përpjekje për ta kaluar
pragun …” , nëse edhe e kalon. Unë , tash për tash mendoj se gjasat i kanë
50% me 50% , një ditë para zgjedhjeve do ta jap prognozën përfundimtare. Nuk
mund të jeni vetëm ju me çlirimtarët kurse PDK , AAK dhe pjesa burimore e LVV
të mos jenë me çlirimtarët. Edhe në LDK kishte çlirimtarë. Slogan i huqur që lehtësisht
mund ta ketë një efekt tjetër , jo fort të shëndetshëm elektoral.
- VETËVENDOSJE ! : E ka sloganin garues KREJT DHE DREJT ! Në
demokraci nuk ka KREJT DHE DREJT , sidomos jo në politikë. Në politikë patën
fituar KREJT por jo edhe DREJT , Lenini , Stalini , Titoja , Enveri , Musolini
, Hitleri , Millosheviqi dhe Karaxhiqi prandaj e patën fundin kur i humbën
KREJT DHE DREJT. Slogani KREJT DHE DREJT për mua është slogan racist ,
përjashtues sepse nuk mund të keni KREJT për vete e të jeni të DREJTË ndaj të
tjerëve ! Me KREJT DHE DREJT , Albini synon të gjitha votat , të gjitha postet
, të gjitha nderet por jo edhe të gjitha përgjegjësitë ! Në funksion të këtij
slogani është edhe lista për deputetë e LVV –së të cilën as Frankeshtajni nuk
do të ishte në gjednje ta bënte të tillë. Aty gjeni çdo gjë përveç një
racionaliteti politik bashkëpunues me partitë tjera si dhe frymë apo përmbajtje
kombëtare. Albin Kurti shkoi te varri i
Ibrahim Rugovës , e lavdëroi shumë ndonëse i mungon sinqeriteti absolut. Pse ka
shkuar , nuk ka asgjë të keqe sepse tash është pjesë aktive dhe agresive e
politikës duke e kooptuar Vjosa Osmanin në listen e VV-së. Pra , ka shkuar dhe
do të shkojë edhe në të ardhmën dhe për këtë nuk duhet të kritikohet nga askush
mirëpo , në anën tjetër mos të na çanë trurin me frymën demaçiane në LVV –ë. Në
çdo subjekt tjetër ka më shumë frymë demaçiane se në LVV –ë. Madje , sot në
listën e LVV –së për deputetë ka të tillë që kanë folur dhe shkruar kundër
Bacës Adem më shumë se shumë gazeta të Beogradit. Ka mohues dhe urryes të Bacës
Adem. Nuk e mohoj se në atë listë ka patriotë që dikur e kanë dashur , çmuar
dhe respektuar Bacën Adem ! Thashë shumë qartë , dikur! Në mesin e tyre është , pa asnjë dyshim edhe
vet Albin Kurti ! Mund ta dokumentoj me 100 raste dhe fakte këtë ! Është kohë
fushate dhe nuk dua ta dëmtoj askend . Vjosa Osmani është medaloni i quajtur
farsë politike . E lëshoi LDK-ë , për ta nënshtruar , bashkë me Albinin , për
toke në zgjedhjet e 14 shkurtit e që , pastaj , të poshtëruar dhe të fyer ta
bëjë bishtalec të LVV –së. Vjosa Osmani sot nuk ka asnjë përkrahje politike nga
ish subjekti politik që e lindi , e rriti dhe politikisht e ngriti përveç një
delikuenti seksual dhe një tjetri që ia ka futur veti në kokë se është
autoritet politik ndonëse forca dhe ndikimi i tij politik është aq sa edhe
gjatësia dhe përmbajtja e mbiemrit që e ka ! Si e pavarur politikisht , për fat
të keq Vjosa Osmani është e humbur , si akcesor i Albin Kurtit dhe LVV –së
gjithmonë do ta ketë një post !
Ambalazhimin e jashtëm do ta ketë S’GUXO , kurse përmbajtjen 100% LVV
–ë. E rëndë për një politikane që i ka patur të gjitha rrugët e hapura ndërsa
ia ka mbyllur veti , pa të keqen e askujt ! Albin Kurtit po i duket e ngushtë këmisha e Kosovës prandaj po
i shtrinë tentakulat e pushtetit në Shqipëri , jo për të marrë pushtet por për
ta sfiduar Edi Ramën dhe përkrahur kandidatin e Vetëvendosjes nga Tropoja për
zgjedhjet e prillit , kameleonin politik
, Sali Berisha. Ne , Shqipërinë nuk e
kemi shtet kundërshtar e lëre më armik dhe nuk kemi nevojë t’i mbrojmë të
drejtat e shqiptarëve atje. Përkundrazi , kemi shumë nevojë për përkrahje nga
Shqipëria sepse , pa Shqipërinë do të shndërroheshim në kurdë të Ballkanit. Nuk
ka nevojë LVV ta luaj rolin e Kominternës , Internacionales Komuniste midis dy
luftave botërore. Këta mercenarët e Kominternës në Shqipërisë që deklarojnë se
duhet të luftohen bandat shqipfolëse në Prishtinë, le ta trusin bythën që e
kanë shitur për një grusht lekësh , sot te Albini , nesër te të gjithë ata që u
japin lekë ! Nëse Albini e konsideron Kosovën shtet të pavarur dhe sovran ,
atëherë duhet ta respektojë parimin e mosndërhyrjes në punë të brendshme të një
shteti fqinj. Do të ishte shumë më e logjikshme që LVV të hapë zyrë në Beograd
, të marrë pjesë në zgjedhje atje dhe t’u mbrojë të drejtat e mohuara
shqiptarëve të Luginës. Lëreni Shqipërinë te merret me problemet që i ka sepse
, edhe ashtu keni deklaruar se nuk e kemi ndërmend ta ndezim luftën e tretë
ballkanike për t’u bashkuar me Shqipërinë. Duket se vetëm tash Albini ka
filluar të merret seriozisht me politikë duke e djegur kartën më të fortë për
manipulim , bashkimi me Shqipërinë në emër të së cilës janë vrarë edhe aktivistë
të LVV –së , Arben Xheladini dhe Mon
Balaj ose janë çollomitur nga Policia e UNMIK-ut dhe EULESh-it shumë aktivistë
të LVV –së dhe simpatizantë.
- LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS : Garon
me sloganin SHTETI.SHTET në kohën kur Kosova , duke mos e kontrolluar afërsisht 30% të territorit ku nuk e shtrinë
as sovranitetin efektiv dhe ku një shtet armik si Serbia është bërë aksionar i
një pjese të Kosovës, më i mirë do të ishte slogani DO TA BËJMË SHTETIN. LDK ,
në situatën aktuale nuk kishte tjetër mundësi , ose të veprojë si ka vepruar ,
ose , përmes Vjosës ta kooptojë krejt partinë në LVV –ë. Isa Mustafs nuk ka
patur tjetër alternativë . LDK edhe mund të dëmtohet në këto zgjedhje , por jo
edhe të shembet siç po e dëshirojnë ata që janë afirmuar në këtë parti , ose ta
ruaj substancën dhe investimin 32 vjeçar në politikë dhe procese nëpër të cilat
ka kaluar Kosova. LDK duhet të reformohet në kuptimimn se duhet të krijojë
shumë më tepër hapësirë për politikanë të rinjë në vendimmarrje e që i ka
munguar deri më tani. Aktualisht LDK është si një ekip futbolli që e ka një 11
–ësh të mirë por se ka zëvendësues mesatar apo edhe të dobët. Lista e LDK-së
është , edhe e barazpeshuar sikur që është normale në kuptimin se nuk mbyllë
rrugë për bashkëpunim , nuk fyen askend dhe intelektualisht është e
qëndrueshme. Këta politikanë që janë në listë që llogaritet të jenë pjesë e
Kuvendit të Kosovës kanë bagazh të dëshmuar profesional dhe intelektual sikur
edhe përvojë të gjatë politike. Askush nuk mund t’ua mohojë të drejtën që ta
respektojnë , kujtojnë dhe nderojnë themeluesin kryesor të saj dhe kryetarin e
parë , Ibrahim Rugova por duhet ta
kuptojnë dhe të binden se varrin e tij nuk mund ta përdorin si kuti për vota.
Është problem dhe mendoj e pamundur që proceset kryesore në Kosovë , ende të
papërfunduara mund të bëhen pa LDK-ë. Nëse vërtetë nuk ndodhë një përmbysje
vërtetë e madhe.
- PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS : RIMËKËMBJE është slogan që , për mendimin tim
do të vlente ekskluzivisht për RIMËKËMBJE të vet PDK-së nga goditjet që ia ka dhënë
Gjykata Raciste Speciale sikur edhe një pjesë e vet udhëheqësve të partisë të
shndërruar në batakçinjë dhe cuba politikë të cilët partinë e kanë përdorur për
përfitime personale, duke e dëmtuar shumë partinë. PDK-së i kanë rënë shumë
detyrime pas përfundimit të luftës , deri në shpallje të pavarësisë. PDK –ë ka
qenë subjekti më i sulmuar , nga jashtë si dhe nga brenda dhe , çuditërisht , ndonëse është goditur ,
me të drejtë dhe pa të drejtë,ka mbijetuar dhe ka ruajtur një elektorat ,
sidomos në zgjedhjet e fundit. Dobësitë e PDK-së për këto zgjedhje janë mungesa
e votave në Anamoravë dhe Dukagjin ( vetëm Ramiz Kelmendi këtu mund të sigurojë
vota ). Tjetër mangësi është se nuk ka një adresë të qartë dhe të
pakundërshtueshme të vendimmarrjes. Për këtë edhe situatat që i shkonin shumë
në favor , me papërgjegjësinë e disa anëtarëve e kanë kthyer kundër sikur që
ishte rasti me “ votuesit nga Kraleva “ dhe vizita e Boni dhe Klajdit në Skenderaj. Reagimet pas kësaj vizite ishin
në kundërshtim të plotë me një politikë racionale duke e kthyer situatën në
favor të dyshes Kurti – Osmani. Përparësi e PDK-së është angazhimi , ndonëse me
vonesë në terren dhe fakti se në PDK janë 35-40 veta që çkyhen për vota dhe ,
në këtë mënyrë sigurojnë vota edhe për partinë. PDK duhet të qëndrojë në
opozitë por duhet të luaj rol konstruktiv.
- ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS : Slogani FORCA E KOSOVËS lidhet me forcën e Ramushit dhe
Dautit , pa ta do të shndërrohej në SHAMPITE E KOSOVËS. Udhëheqë në disa komuna
të Kosovës dhe ka elektorat që nuk lëvizë drejt subjekteve tjera politike. Ministrat e AAK-së në qeverinë Hoti kanë
befasuar në aspektin pozitiv. AAK ka investuar në të rinjë që shihet edhe në
listën për deputetë. Afërsisht do ta ruaj trupin votues.
PËRMBYLLJE : Askush
nuk po e vë në dyshim fitoren e LVV –së. Unë aktualisht i japë 38 % të votave.
Për vend të dytë do të bëjnë garë PDK dhe LDK . Votat e tyre do të sillen prej
20-23% për parti. AAK-ë , realisht do të
duhej të sigurojë 10 % të votave kurse NISMA ështënë teh të pragut.
LVV po luan në kartën e epërsisë psikologjike
përmes një presioni dhe agresiviteti që nuk është parë , që nga përfundimi i
luftës. Albin Kurti po sillet sikur Dalaj Lama . Tmerrësisht po i injoron dhe
fyen subjetet tjera politike. Ka ofruar një listë më makiaveliste se ta kishte
bërë vet Nikola Makiaveli. Vetëm për të fituar sa më shumë vota dhe duke
shpërfillur të gjitha parimet e mëparshme. Në mënyrë flagrante e dhunoi idenë e
bashkimit kombëtar. Nëse i fiton votat që po i japin sondazhet dhe nëse sillet
me shpërfillje ndaj opozitës , përveç se do të dëmtohet demokracia , do të
vendoset një autokraci e tipit të Aleksandar Vuçiqit. Besoj se Albini do të
ndërrojë qasje pas zgjedhjeve. Kam përshtypje se Albini , më shumë po bëhet
gati për zgjedhje të reja se për konsolidim të pushtetit.
Opozita e ardhshme , me asgjë nuk duhet ta
pengojnë Albin Kurtin ardhjen në pushtet nëse i siguron votat sepse vetëm sa do ta
forcojnë më shumë. Me qasjen që e ka sot Albin Kurti , me Vjosa Osmanin , si
bartëse e listës së LVV –së, pas një viti do ta ketë një opozitë e cila nuk do
ta lë të qetë as kur do të flejë. Albin Kurti duhet të përcaktohet , o me
Listen Serbe , o me një subjekt politik shqiptar , me vota të qëndrueshme . E
shohim si do të shkojnë punët . Personalisht nuk jam i sigurt se lista e Albin
Kurtit do ta stabilizojë shtetin e Kosovës. Mendoj pikërisht të kundërtën. Uroj
të gaboj në këto parashikime sepse Kosova është interes mbi interes të një
individi , cilidoqoftë ai.