Pasditen e sotme në shtëpinë e BigBrother ka mbërritur një tjetër zarf i bardhë.
Ai ka lajmëruar banorët se do të duhen të organizojnë një dasmë jugu.
E ftuar speciale gjatë kësaj loje do të jetë këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore, Ilirin Qiriaku.
Për banorët diskutimi i menjëhershëm nisi për të gjetur “dhëndrin” dhe “nuse” e kësaj ceremonie të improvizuar, transmeton tch.
Ata njëzëri duket se e kanë arritur kompromisin dhe çifti që sonte lidh martesën janë pikërisht Donaldi dhe Beatrix.
Në shtëpi kanë nisur menjëherë përgatitjet.