Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif thotë se akuzat e Shteteve të Bashkuara se Irani ka program të armëve kimike janë “të turpshme dhe të rrezikshme”.
Zarif, përmes një postimi në Twitter tha se “ShBA-ja dëshiron të përdorë konventat ndërkombëtare për të bërë akuza ndaj Iranit, kur është bërë një politikë e shkeljes së tyre”.
Ai shtoi se akuza të tilla “nga një shtet që mbështet përdorimin e armëve kimike” nga Iraku kundër Iranit, pastaj pushton Irakut për t’eliminuar ato, nuk është vetëm e turpshme, është e rrezikshme”.
Komentet e Zarifit vijnë pasi një i dërguar i ShBA-së pretendoi se Irani nuk ka deklaruar një fabrikë për prodhimin dhe mbushjen e bombave ajrore dhe se ka një program për të krijuar municione toksike të ndaluara.
Këto akuza janë bërë në Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) nga Kenneth Ward, ambasador i ShBA-së në këtë organizatë.
“Shtetet e Bashkuara që një kohë të gjatë kanë pasur shqetësime se Irani ka një program të armëve kimike që nuk e ka deklaruar në OPCW”, tha Ward.
Ward përmendi zbulimin e predhave të artilerive të mbushura me kemikate, mortaja dhe bomba ajrore, që kanë origjinë iraniane, duke i prezantuar si dëshmi se Irani nuk ka treguar për kapacitetet e veta para kësaj organizate.