Zbardhet kërkesa e PS: Të përjashtohen nga Kuvendi dy deputetë, ishin të dehur

Prishtinë | 10 Nën 2022 | 16:39 | Nga Ekonomia Online

Kjo është kërkesa që një grup deputetësh të Partisë Socialiste i kanë drejtuar Kuvendit për të përjashtuar për 10 ditë nga Kuvendi dy deputetët demokratë Edi Paloka dhe Bujar Leskaj me argumentin se kanë fyer dhe përdorur fjalor banal jashtë sallës së parlamentit ndaj Kryeministrit Rama.

Ndër të tjera në kërkesën e deputetëve të PS thuhet se Edi Paloka dhe Leskaj kanë qenë në gjendje të dehur, akuzë kjo që u mohua nga vetë deputetët e PD.

Sipas Palokës, Kuvendi do duhet të kishte marrë disiplinore në seancën plenare të së mërkurës për gjuhën që kreu i qeverisë përdori ndaj deputetëve të opozitës.

“Po, pas një tjetër provokimi sot të Ramës ndaj deputetëve të opozitës, ndërkohë që seanca ishte ndërprerë, unë dhe deputeti Leskaj thjeshtë i kthyem atij përgjigjen që meritonte dhe ashtu si e meritonte”, shkruan Paloka në llogarinë e tij në Facebook.

“Nuk jemi marrë më askënd tjetër përveç se me një palaço që fatkeqësisht sot është kryeministër dhe mendon se mund të sillet me shqiptarët, përfshi deputetët e opozitës, sikur të jenë skllevër të tij. Këtë përgjigje do ta marrë edhe më të qartë nga të gjithë ata shqiptarë që iu ka ardhur në majë të hundës jo vetëm nga të zezat e këtij kryeministri, por edhe me arrogancën e poshtërimin që iu bën çdo ditë”.

“Sa për atë justifikimin qesharak se ne paskemi qenë “të dehur” kur kemi fyer Ramën, mund të bëjmë teste të dyja palët. Po Ramës do t’i duhet të bëjë testin e drogës se e di kushdo që e njeh së nuk hyn në asnjë seancë të rëndësishme parlamentare pa i thithur ca viza kokaine…”, shton Paloka.

Të ngjashme