Zbardhet skema e vrasjes së gjyqtares Fildes Hafizi

Prishtinë | 01 Sht 2017 | 16:49 | Nga

Detaje të reja mësohen lidhur me dinamikën e ngjarjes dramatike së ndodhur një ditë më parë në Tiranë, ku u ekzekutua gjyqtarja e Shkodrës Fildes Hafizi, nga ish bashkëshorti i saj, tashmë i arrestuar, transmeton syri.net.

Krimi ka ndodhur në zonën e “Xhamllikut”.

Nga kamerat e sigurisë së bizneseve në zonë, duket se viktima hipën në makinën tip “Benz” dhe ishte duke vendosur rripin e sigurimit. Xhami ishte gjysmë i hapur.

Autori, i cili gjendej rreth 10 metra nga pjesa e pasme e makinës, afrohet me shpejtësi dhe e qëllon menjëherë më pistoletë.

Nga pamjet filmike duket se qëllon dy here dhe nuk duket se viktima dhe autori të kenë pasur ndonjë komunikim.

Goditjen e parë e ka qëlluar nga një largësi rreth 20 cm, ndërsa të dytën më afër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme