Zbarkojnë në Shqipëri dronët “Bayraktar”

Prishtinë | 01 Mar 2024 | 10:04 | Nga Ekonomia Online

Këtë e bëri të ditur ministri i Mbrojtjes i vendit, Niko Peleshi përmes një postimi në Facebook.

Këta dronë janë të njohur për efikasitetin dhe teknologjinë e avancuar.

“Dronët Bayraktar, të njohur për efikasitetin dhe teknologjinë e tyre të avancuar, tashmë janë në Shqipëri! Prej dy ditësh, ka filluar montimi dhe paralelisht po kryhet instalimi i infrastrukturës mbështetëse për operimin dhe kontrollin e tyre”, thotë Beleshi.

Sipas tij ky zhvillim garanton sigurinë kombëtare dhe është hap drejt përmbushjes së standardeve më të larta të mbrojtjes.

“Ky zhvillim jo vetëm që rrit aftësitë e mbrojtjes së Shqipërisë, por shërben edhe si dëshmi e angazhimit të vendit për të garantuar sigurinë kombëtare dhe për të përmbushur standardet më të larta të mbrojtjes.  Kjo arritje, simbol i dedikimit tonë drejt modernizimit dhe inovacionit në Forcat tona të Armatosura”.

Të ngjashme