Komisioni i përbashkët Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë në mbledhjen e radhës ka aprovuar Planin e Punës, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i Komisionit, Arben Gashi ka kërkuar njësi ose departament të veçantë që merret me MSA-në.
“Duhet të krijohet një njësi-departament që është në funksion të Komisionit. E shohim pastaj sa njerëz të marrim”.
Kurse deputetja e PDK-së Blerta Deliu Kodra ka thënë se edhe në rajon ka lloj të tillë të njësisë, duke shtuar se ka pasur ngecje në zbatim të MSA-së sidomos gjatë kohës së pandemisë.
“Të kërkojmë nga Qeveria matrica të sakta se deri ku ka mbërritur zbatimi”.
“Kemi pasur ngecje në zbatimin e planit të veprimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, sidomos gjatë kohës së pandemisë. Kërkojë trupë të veçantë më ndihmuar këtë proces”.
Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, tha se Plani për MSA-në është tërhequr edhe pse ka qenë i gatshëm në kohën e Qeverisë Kurti, prandaj edhe institucionet janë prezantuar shumë keq para BE-së.
“Është një dokument shumë i rëndësishëm që është punuar nga Qeveria Kurti dhe ka qenë e gatshme. Ju keni tërhequr PKZ MSA-në dhe e keni sjelle të riun më vonesa. Ne para BE-së kemi me dal shumë keq sepse nuk kemi realizuar asgjë”.
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, tha se duhet që të kthehen në Plan projektligjet e tërhequra nga Qeveria.
“Projektligjet e hequra nga ky program nga kjo Qeveri duhet të shtohen prapë. Kam vërejtje që ministria e Integrimit duhet të jetë siç ka qenë jo të ekzistoj si zyrë brenda kryeministrisë”.