Zbatimi i Ligjit për Trepçën, çështje emergjente

Prishtinë | 13 Pri 2017 | 09:07 | Nga

Menaxhmeti i ndёrmarrjes “Trepça” edhe udhëheqës të Odës Ekonomike të Kosovёs thanë në takim të mërkurën se ёshtё emergjent zbatimi i ligjit pёr Trepcёn, duke zgjedhur Bordin Mbikëqyrёs dhe Bordin Menaxhues si dhe duke regjistruar Ndёrmarrjen sipas Ligjit pёr Trepçёn.

Kryetari i Odёs Ekonomike tё Kosovёs Safet Gёrxhaliu ka vizituar të mërkurën ndёrmarrjen “Trepça”.

Ahmet Tmava, menaxheri i ndёrmarrjes  “Trepça” e njoftoi Gёrxhaliun pёr punёn, angazhimin dhe tё arriturat e ndёrmarrjes por edhe me sfidat qё po ballafaqohen.

“Kryetari i Odёs Ekonomike tё Kosovёs Safet Gёrxhaliu shprehu interesimin e tij pёr tё ndihmuar  shёnjimin e epokёs sё re zhvillimore tё kёtij aseti nacional”, thuhet në një komunikatë të ndërmarrjes “Trepça”.

Zhvillimi i Trepçёs duhet bazuar nё njё strategji zhvillimore, qё duhet tё  bёhet  implementuese pёr Ndёrmarrjen Trepça.

“Vizioni i Trepcёs gjithashtu  duhet tё bazohet nё shfrytёzimin e resursit mineral, duke rritur shkallёn  e finalizimit tё resursit  me aktivizim tё metalurgjive dhe fabrikave tjera pёrpunuese”, thuhet në komunikatën për shtyp.

Politikat investive zhvillimore, thuhet tutje, do tё reflektojnё hapje tё vendeve tё reja  tё punёs dhe interes tё pёrgjithshёm nё shkallё vendi u tha ndёr tё tjerash nё kёtё vizitё.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme