Nëse ka një problem që e kemi hasur pothuasje të gjithë është ai i zbokthit. Burra dhe gra të çdo moshe kanë kërkuar të paktën njëherë ndihmë për eliminimin e tij.
Ndonëse tashmë është një problem i zakonshëm, gjithsesi zbokthi dëmton pamjen tonë dhe na bën të ndihemi keq me veten. Por, një dermatologe me bazë në New York, na tregon çfarë bëjmë gabim gjatë larjes në dush.
“Nëse përdorni një shampon standard kundër zbokthit, nuk duhet ta përzieni atë me një balsam. Ndoshta mendoni se balsami do ta zbusë flokun dhe do ta bëjë të duket i shëndetshëm, por e keni gabim. Studimet kanë treguar që kur njerëzit vendosin shampoo me përbërje zink piritioni dhe më pas aplikojnë balsam flokësh, shanset për të patur zbokth rriten me 50%” shpjegoi ajo.