Zbulohen detaje para takimit të nesërm Kurti-Macron në Paris

Prishtinë | 22 Qer 2021 | 07:59 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, të mërkurën, më 23 qershor në orën 19:30, do të pritet në Pallatin Elisee në Paris nga presidenti i Francës Emmanuel Macron.

Radio Kosova merr vesh se Kurti dhe Macron do të bisedojnë lidhur me temën e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë si dhe perspektivën e Kosovës drejt integrimeve Evropiane.

Gjithashtu, kryeministri Kurti, do të kërkojë nga presidenti Macron përkrahje për procesin e liberalizimit të vizave.

Ftesën për takimin e së mërkurës, presidenti Macron, ia kishte dërguar para tre muajsh kryeministrit Kurti, pasi ai kishte fituar zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme