The Telegraph ka zbuluar se Leonard Farruku, shqiptari 27-vjeçar, i cili pagoi 4,000 euro (3,436 paund) për të kaluar Kanalin me një varkë të vogël verën e kaluar, dyshohet se është vetëvrarë në Bibby Stockholm pasi kishte javë që ankohej për shëndetin e tij mendor.
Një ditë para se të vdiste, sipas emigrantëve të tjerë në maune, ishin dëgjuar të bërtitura dhe përplasur në murin e kabinës së tij. Ai ishte gjallë kur azilkërkuesi me të cilin ndante kabinën e tij u ngrit për të shkuar në qendrën e IT në maune.
Stafi zbuloi trupin e të riut shqiptar menjëherë, shkruan The Telegraph.
Motra e tij Jola Dushku, e cila jeton në Lombardi të Italisë, tha se ishte e tronditur nga lajmi, të cilin e morën vesh nga të afërmit në Mbretërinë e Bashkuar të kontaktuar nga policia që po hetonte vdekjen.
Kjo është vetëvrasja e dytë pasi një 23-vjeçar u përpoq të bënte të njëjtën gjë në një parking hoteli në Essex muajin e kaluar, pasi kishte dëgjuar se do të transferohej në Bibby Stokholm.