Zbulohen dy laboratorë të sofistikuar për prodhimin e drogës në Pejë

Prishtinë | 04 Gus 2016 | 07:53 | Nga

Në vazhdën e luftës së pakompromis ndaj personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale e në veqanti atyre me substanca të dyshuara narkotike, Policia e Kosovës, respektivisht Njësiti antidrogë në Rajonin e Pejës pas një pune operativo-hetimore si dhe informacioneve të pranuara nga burimet në teren me 02/08/2016 rreth orës 21:00, ka bastisur/kontrolluar shtëpinë dhe pronën e një  personi të dyshuar në qytetin e Pejës.

Gjatë  bastisjes brenda  shtëpisë janë zbuluar dy laboratorë të brendshëm të sofistikuar për prodhimin e bimës se llojit Kanabis Sativa i pajisur edhe me sistem të nxehjes, ftohjes, ndriçimit, ventilimit ujitjes etj. Bastisja ka rezultuar edhe me gjetjen edhe një revolje.

Si rezultat i operacionit si dëshmi janë sekuestruar:

Dyqind e njëzet e tetë (228-të) bimë të llojit Kanabis sativa te gjatësisë prej 5 cm deri 2 metra

Një  komplet i plastikëve për mbjelljen e bimëve,

shiringa,

Dy termometra,

Dy  kanistër të mëdhenj për ujë të 200 litrave,

Dy  pompa për tërheqje të ujit,

Një pako me doreza të plastikës,

Pesë shishe plastike me lëng simulues për bime me mbishkrimin ROOT Stimulator bllom ATAMI dhe Tera lives dhe tera max një litërshe ,

Një kanistër me mbishkrimin Hesi BLOOM  complex, (20 kg),

Ndriçim i improvizuar me neona 7 copa,

29 saksi të plastikes te zbrazëta,

Një shishe plastike 0.5 L,

Kanistër plastike 5 litërshe me mbishkrimin Camma PK 13/14, kanistër plastike me mbishkrimin HESI,

Një (1) palë gërshëre,

Një (1) marker i zi permanent,

Dy (2) shishse plastike nje litërshe ATA PK13-14

Dy (2) filete të mëdhenj për pastrim të ajrit,

Tabela elektrike me siguresa,

Kanistër plastike për ujitje një,

Flladitëse me rryme 4 copa,

Pompë për spërkatje e mbushur me pesticide të cekura si me larte,

Kuti plastike Rhizopon 20 grameshe stekpoeder,

Kuti plastike 300 ml cilonex,

Faktur nga Holanda ku janë blere pesticidet e cekura me larte, kabllo elektrike,

Folie e shtruar ne dysheme për mbajtje te ujit,

Folie e ngjitur për muri për nxehtësi,

Pako me folie dhe gyp i folies për ajrosje të papërdorura,

Kutia e dritave me poqa rezervë të firmës filips,

Transformator me kabllo i rrymës, trafo për transformator të ndriçimit.

Ndaj personit të dyshuar me vendim të prokurorit është caktuar ndalimi prej 48 orëve për procedurë të mëtejme sipas ligjit.

5 1 2 3 4

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme