Në seancën parlamentare ku u votua për mbylljen e basteve dhe zhvendosjen e kazinove larg qyteteve, Erion Braçe ka treguar përmbajtjen e mesazheve kërcënuese që ai dhe deputetët e tjerë të Komisionit të Ekonomisë kanë marrë këto ditë.
“Mesazhi standard: Ju merreni me ne, ne do të merremi me fëmijët tuaj”, ishte një nga mesazhet kërcënuese që u bë publik nga Braçe.
Në anën tjetër kryeministri, Edi Rama kishte replikë me ata që deklaruan se ky vendim sipas tyre synon shpërqendrimin e vëmendjes së opinionit publik, njofton TCH, përcjell Klan Kosova.
“Na iku Babalja nga ekrani? Nuk po e ndjek më populli Ezelin e PD-së, skllavja Izaura që janë Luli dhe Mona”, ka thënë Rama.
Ligji për mbylljen e basteve u miratua në Kuvendin e Shqipërisë me 75 vota “pro”.