Ndeshjet e xhiros së parë të sezonit të ardhshëm të Premierligës, 2019/20, janë publikuar online. Manchester City do ta nisë sezonin për ta mbrojtur titullin me ndeshje kundër Wolverhampton.
Tifozët e Premierligës po e presin të emocionuar mëngjesin e së enjtes, kur do të zbulohet orari i ndeshjeve për sezonin e ardhshëm, në orën 10:00 të mëngjesit, transmeton Gazeta Express.
Por, një tifoz e kishte pasur këtë orar në duar qysh më parë dhe nuk kishte mundur t’i rezistojë tundimit për ta publikuar listën e ndeshjeve të xhiros së parë nëpër rrjete sociale.
Sezoni i ri do të fillojë në orën 12:30, më 10 gusht, me ndeshjen hapëse mes Tottenhamit dhe fituesit të sezonit të kaluar të Championshipit, Norwich Cityt.
Të shtunën do të zhvillohet edhe ndeshja mes nënkampionit të sezonit 2018/19, Liverpoolit, dhe Burnleyt, ndërsa të dielën Manchester Unitedi do të përballet me Brightonit.
Kampioni në fuqi, Manchester City, do ta mbyllë këtë xhiro të parë me ndeshjen kundër Wolves, që do të zhvillohet të hënën.
Lista e plotë e ndeshjeve:
E shtunë, 10 gusht:
12:30 – Tottenham vs. Norwich
15:00 – Bournemouth vs. Sheffield United
15:00 – Crystal Palace vs. Arsenal
15:00 – Everton vs. Newcastle
15:00 – Southampton vs. Chelsea
15:00 – Watford vs. West Ham
17:30 – Burnley vs. Liverpool
E diel, 11 gusht
13:30 – Aston Villa vs. Leicester City
16:00 – Manchester United vs. Brighton
E hënë, 12 gusht
20:00 – Wolves vs. Manchester City