Pas një pune intensive Sektori i hetimeve të stacionit policor Suharekë, ka arritur te identifikojë dhe të arrestojë dy të dyshuar G B dhe SH F, lidhur me katër Vepra Penale: Dy vjedhje të rënda dhe dy vjedhje në tentativë të kryera më 20.11.2016 në fshatin Mushtisht të Suharekës.
Të dyshuarit janë intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës, ku edhe kanë pranuar se i kanë kryer veprat, ndërsa gjë sendet e vjedhura.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit për të Mitur me urdhër të së cilit rasti shkon në procedurë të rregullt.