Zbulohet 1782 gramë marihuanë në pako postare, arrestohet kosovari në aeroport

Prishtinë | 24 Gus 2024 | 09:52 | Nga Ekonomia Online


Policia arreton një kosovar në Aeroportin e Prishtinës pasi dogana ka zbuluar 1782 gramë marihuanë të fshehur në një pako postare.


Gjatë kontrollit, në lokalin e tij u gjetën edhe 117 gramë marihuanë të tjera.I dyshuari është dërguar në mbajtje.Thuhet në raportin 24 orësh.

Njoftim i plotë

“Prishtinë 23.08.2024 – 08:30. Policia ka pranuar njoftimin nga dogana se në aeroport përmes postës kanë pranuar një pako me substancë narkotike. Njësia policore i është përgjigjur rastit dhe pas hapjes së pakos nga zyrtarët doganorë ka rezultuar se në të gjendeshin 1782 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Pas identifikimit të personit të dyshuar mashkull kosovar, në emër të cilit ka ardhur posta, i njëjti është arrestuar ndërsa gjatë kontrollit në lokalin e të dyshuarit janë gjetur edhe 117 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, një peshore digjitale, disa pako për përgatitje të paketimit të narkotikëve një thikë etj. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Të ngjashme