Dy ish-konkurrentët e emisionit të dashurisë “Për’puthen”, Arsim Abduli dhe Ana Lleshi ishin në krye të mediave rozë për disa ditë më radhë, pasi u përfolën se ishin në një lidhje e deri në momentin kur u ndanë.
Gjatë kohës që Arsimi u bë pjesë e emisionit, Ana kishte marr rol në ekipin e stafit të “Për’puthen” dhe se që nga aty filloi lidhja e dyshes. Ku shpesh herë ndjekësit i kishin kapur ‘mat’ duke darkuar së bashku.
Arsimi në një intervistë ditëve të fundit ka treguar arsyen e vërtetë të ndarjes.
“Kërkonte shumë vëmendje, pa menduar që unë kam edhe djalin, kam edhe gjëra të tjera në jetë. Nuk mund të rrija 24/7 pas saj,” është shprehur ai në “Shqipëria Live”.
Pavarësisht kësaj, sipas mediave në Shqipëri Arsimi vazhdonte ta mbante unazën në gisht që i ka dhuruar Ana, si dhe pranoi që kjo e fundit ka gjithashtu një unazë që i ka dhënë ai.