Zbulohet baza e armatimit që furnizonte grupet kriminale në Shqipëri, arrestohet nëna ndërsa i biri në arrati

Prishtinë | 11 Pri 2026 | 15:31 | Nga Ekonomia Online

Policia e Shqipërisë ka kryer një operacion në një bazë armatimi në Tiranë, e dyshuar se shërbente për furnizimin e grupeve kriminale, ndërsa policia ka sekuestruar një arsenal të konsiderueshëm armësh dhe municionesh.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë operacionit u bë i mundur identifikimi dhe goditja e kësaj baze,  ndërsa nga kontrolli i ushtruar në banesën e të dyshuarit me iniciale O. Q., policia gjeti dhe sekuestroi 9 armë zjarri, konkretisht 5 armë automatike, 1 pushkë dhe 3 pistoleta, si dhe 1 armë gjahu.

Po ashtu, u sekuestruan një silenciator, një bajonetë, uniforma dhe pajisje të ngjashme me ato të Policisë.

Në vijim, u gjetën dhe rreth 900 fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, si dhe fitila zjarrpërcjellës dhe kapsolla detonatore, çka tregon përmasat e aktivitetit të dyshuar kriminal.

Si rezultat i operacionit, është arrestuar shtetasja M. H., 66 vjeçe, ndërsa është shpallur në kërkim poseduesi i dyshuar i bazës së armatimit, shtetasi O. Q., 41 vjeç.

Autoritetet bëjnë të ditur se armët e sekuestruara do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekspertizë, me qëllim verifikimin nëse janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale.

Të ngjashme