Deri në 6.66 milionë emigrantë presin në vendet e Afrikës Veriore, Turqi dhe Jordani, për tu nisur drejt Evropës.
Siç raporton gjermania “Bild”, të dhënat e përditësuara në fund të prillit, gjenden në një dokument konfidencial të autoriteteve gjermane të sigurisë.
Në fund të Janarit kjo shifër vlerësohej 5.950.000.
Në praktikë, deri në 3.3 milionë emigrantë janë duke pritur në Turqi (400.000 më shumë se në janar), deri në një milion në Libi (-200,000), në Egjipt (+500,000), deri në 720,000 në Jordan (+ 10.000), deri në 430.000 në Algjeri (+30,000), deri në 160.000 në Tunizi (+10,000) dhe deri në 50,000 në Marok (-10,000), raporton “Ansa”.
Përveç kësaj 79,000 refugjatë (+1.000) janë të bllokuar përgjatë rrugës ballkanike, nga të cilët 62.500 në Greqi.