Franck Ribery është duke luajtur sezonin e fundit me Bayernin e Mynihut, pasi në moshën 35-vjeçare, drejtuesit e klubit gjerman nuk kanë ndërmend t’i rinovojnë kontratën që skadon në verën e këtij viti.
Gjithsesi duket se francezi e ka pranuar këtë fakt dhe ka gjetur klubin e ardhshëm, ku do të vijojë karrierën.
Bëhet fjalë për klubin e Arabisë Saudite, Al Ittihad, të cilit Riberi do t’i bashkohet këtë verë për të vijuar karrierën.
Duhet theksuar se Ribery luan te Bayerni që prej 2007-ës, periudhë në të cilën ka fituar shumë tituj kampionë në Gjermani, por edhe Champions Leaguen.