Zbulohet emri i djalit të Ilva Tares, nuk e ka zgjedhur ajo

Prishtinë | 28 Sht 2017 | 15:13 | Nga

Ilva Tare është bërë nënë për herë të dytë. Ajo ka lindur sot në Tiranë djalin e saj, dy vjet pas vajzës, Melody.

Ora News, televizioni ku Ilva është një pjesë e rëndësishme dhe ku ka kaluar gjithë këtë shtatzëni ashtu si dhe mbrëmjen e fundit të saj, para lindjes së planifikuar sot, më 28 shtator, ka zbuluar emrin e fëmijës. Atë, siç shkruan Tirana Post e ka zgjedhur i ati, Eduard Selami. Djali do të quhet Thomas.

Gjithmonë sipas Tirana Post, ky ishte një vendim konsensual në familje. Ilva kishte zgjedhur emrin e vajzës, Melody dhe babit do i ngelej emri i djalit.

Nuk ka abuzuar aspak me këtë të drejtë. Thomas është një emër shumë i bukur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme