Besim Trezhnjeva, i cili është gjykatës pranë Gjykatës së Apelit në Durrës, do të jetë gjyqtari i radhës që do të kalojë në “sitën” e Vettingut.
Njoftimi është dhënë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i cili thekson se më 11 prill në orën 10:00, do të zhvillojë seancën dëgjimore publike me Trezhnjevën.
Gjyqtari do të jetë përballë trupës gjykuese të KPK-së të përbërë nga Alma Faskaj, Firdes Shuli dhe Roland Ilia.
Trezhnjeva bëhet kështu gjyqtari i tretë që do të kalojë procesin e vettingut pas Vitore Tushës, figura e së cilës rezultoi e pastër dhe Fatos Lulos. Ky i fundit nuk mundi ta kalonte vettingun, duke mos mundur të justifikonte dot pasurinë.