Zbulohet lidhja e 27-vjeçarit që u vra në Tiranë me Meriton Mjekiqin

Prishtinë | 11 Maj 2021 | 09:18 | Nga Ekonomia Online

Mehmet Qema 27-vjeçari që u ekzekutua mbrëmjen e djeshme me armë zjarri në rrugën “5 Maji” në Tiranë ka qenë i njohur për publikun.

Ai shpesh shoqërohej me reperë të njohur dhe ka dalë në disa videoklipe.

Së fundmi Qema ishte shfaqur në një videoklip të xhiruar nga moderatori Meriton Mjekiqi.

Në lidhje me vrasjen janë shpallur në kërkim 4 persona që kanë qenë në vendin e ngjarjes mes të cilëve edhe autori i dyshuar Marius Dema, i cili ka qenë në tavolinë me viktimë në momentin kur ka ndodhur ngjarja.

Burime bëjnë me dije për ABC se dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale pasi mes autorit dhe viktimës nuk ka pasur sherr para krimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme