Lirohet Meriton Mjekiqi, policia jep detaje

Prishtinë | 03 Mar 2021 | 10:02 | Nga Ekonomia Online

Moderatori i njohur kosovar, Meriton Mjekiqi, është liruar pas intervistimit mbrëmë në stacionin policor për shkak të një mosmarrëveshjeje në trafik me një person tjetër i cili ka pësuar lëndime.

“Pas një mosmarrëveshje në trafik, i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar viktimën mashkull kosovar, si dhe ka dëmtuar veturën e viktimës.

Viktima ka pësuar lëndime. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policis.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme