Zbulohet pallati mbretërorë 26 000 vjeçar në Irak

Prishtinë | 09 Mar 2017 | 09:42 | Nga

Përveçse vrasjes së shumë të pafajshmëve, ISIS ndërmorri edhe një “gjenocid” ndaj objekteve antike, ku mes tyre ishte edhe varri i profetit Junus në Mosul, ku shkatërrimi nxorri në dritë një tjetër vepër historike.

Por pasi forcat irakene rimorën kontrollin e Mosulit këtë vit arkeologët vizituan zonën për të parë nga afër masakrën arkeologjike.
Objekti i kultit ishte thuajse i shkatërruar, por arkeologët vunë re se anëtarët e ISIS kishin hapur tunele të reja, ku gjetën gjurmë të një tjetër ndërtimi.

Pas kërkimeve të para u zbulua se në të ndodhej një tjetër objekt, një pallat mbretëror, i cili mendohet të jetë ndërtuar rreth viteve 600 para erës së sonë.

Në një prej tuneleve arkeologët gjetën edhe një mbishkrim të mbretit Esarhaddon, që shkon prapa në histori në vitin 672 para erës sonë në mbretërinë Asiriane.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme