Ky është i riu i maskuar që kërcënoi të vrasë mbretëreshën Elizabeth

Prishtinë | 27 Dhj 2021 | 12:14 | Nga Ekonomia Online

Ngjarja ndodhi në momentin teksa Mbretërësha Elizabeth po festonte Krishtlindjen. I riu vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe po mbahet nën mbikqyrje, njoftoi policia londineze.

“Autori u mor në paraburgim dhe i është nënshtruar një vlerësimi të shëndetit mendor, ndërsa është nën kujdesin e profesionistëve mjekësorë. Pas kontrollit iu gjet një hark” tha policia.

Mbretëresha Elizabeth, e cila ka kaluar pjesën më të madhe të pandemisë Covid-19 në Kështjellën Windsor, po kalon Krishtlindjet me djalin e saj, Princin Charles, gruan e tij, Camilla, dhe një familje tjetër të ngushtë.

Adoleshenti i arrestuar përdori një litar për t’u ngjitur në një gardh metalik, sipas The Mail të dielën.

Shkeljet e sigurisë në rezidencat mbretërore janë të rralla. Më e rënda në mbretërimin e Elizabeth ndodhi në vitin 1982, kur një person u ngjit në një mur për të hyrë në Pallatin Buckingham, shtëpinë e saj në Londër, dhe u fut në një dhomë ku ajo ishte në shtrat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme